Sulm vdekjeprurës në një organizatë bamirëse në Kabul

06.09.2016 08:40

Së paku një person është vrarë nga sulmi në zyrat e një organizate ndërkombëtare bamirëse në qendër të Kabulit.

Sulm vdekjeprurës në një organizatë bamirëse në Kabul

Një kamikaz ka hedhur veten në erë pranë organizatës Care dhe persona të armatosur më pas kanë sulmuar ndërtesën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, Sediq Sediqqi, tha se forcat e sigurisë i kanë vrarë të gjithë sulmuesit.

“Dyzetedy njerëz, përfshirë dhjetë të huaj, janë shpëtuar”, tha Sediqqi.

Të hënën, nga dy sulme vetëvrasëse, po ashtu në Kabul, kanë mbetur të vrarë 24 veta dhe të plagosur afro 100 të tjerë.

Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë talibanët./rel/