Sulm tjetër në ShBA, tetë persona të plagosur

Të paktën tetë persona janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në një qendër tregtare në shtetin amerikan të Minesotës, ndërkohë që sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia, thonë zyrtarët.

Sulm tjetër në ShBA, tetë persona të plagosur

Sulmi ka ndodhur 110 km në veri-perëndim të Minneapolis, raporton BBC.

Motivi është ende i paqartë.

Dëshmitarët tregojnë se sulmuesi para se të vritej ka thirrur “Allahu Ekber”.

Zyrtarët e spitalit thonë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë./Insajderi.com