Shtatë persona të vdekur nga sulme me bomba në Somali

Shtatë persona të vdekur nga sulme me bomba në Somali

Të paktën shtatë persona janë vrarë në dy sulme me bomba në afërsi të hyrjes kryesore të aeroportit në Mogadishu njofton policia somaleze.

Gazetarët lokal thanë se njëri prej shpërthimeve u aktivizua nga një sulmues vetëvrasës i cili mendohet se është nga grupi militant islamik, al-Shabab, në një makinë pranë një pikë kontrolli, raporton BBC

Grupi militant islamik, al-Shabab, i cili është aleat i al-Kaedës ka kryer sulme të shpeshta në Somali.

Zona e aeroportit në Mogadishu është zonë e gjelbërt për operacionet e OKB-së, forcës paqeruajtëse AU dhe ambasadave të huaja.

Qeveria e Somalisë, me ndihmën e forcave të Uninonit Afrikan, është duke luftuar militantët al-Shabab në disa pjesë të vendit, transmeton Insajderi.com