Sulm në Mynih të Gjermanisë, ka të lënduar

Sulm në Mynih të Gjermanisë, ka të lënduar

Një person me thikë i paidentifikuar ka sulmuar dhe plagosur disa njerëz në qendër të Mynihut, raportoi policia lokale, duke shtuar se autori i krimit është ende i lirë.

Policia vendore u tha banorëve të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre. I dyshuari është përshkruar si një njeri në të 40-at, raporton “Russia Today”.

Nuk është përmendur asnjë motiv për sulmin deri më tani. I dyshuari po mban gjithashtu një çantë shpine, sipas një deklarate të policisë ku e kanë publikuar në Twitterin e tyre zyrtar.

“Bild” njoftoi një helikopter policie në qiell mbi zonën, ndërsa makinat e policisë dhe ambulancat janë të dukshme në vend.

Viktimat nuk pësuan lëndime të rrezikshme për jetën, shtoi policia.