Sulm në Hamburg, një i vdekur

Sulm në Hamburg, një i vdekur

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një sulmi që ndodhi në Hamburg, thonë policia gjermane.

Policia e Hamburgut tha në Twitter se një i dyshuar është arrestuar.

Gazeta Bild raporton se njerëzit brenda supermarketit u therën me thikë. Gazeta publikoi një foto të një burri të mbuluar me gjak, që mendohet se është sulmuesi.

Sulmi ndodhi në një qosh të rrugës ‘Fuhlsbuttler dhe ‘Hermann-Kauffmann’, tha policia.

Ata paralajmëruan njerëzit të qëndrojnë larg zonës.