Sulm në Francë, së paku tre plagosur

Sulm në Francë, së paku tre plagosur

Të paktën tre persona, që thuhet se janë adoleshentë, janë plagosur nga sulmi i mbrëmshëm i armatosur që ndodhi në qytetin Lille të Francës, pasi një person kishte hapë zjarr në afërsi të qendrës tregtare Porte d’Arras, në stacionin e metrosë

Motivi i sulmit fillimisht nuk u bë i qartë, por më vonë policia franceze tregoi se incidenti nuk ishte i lidhur me terrorizëm, shkruan RT.

Dëshmitarët kishin dëgjuar të paktën pesë të shtëna në Lille. Të plagosurit janë një adoleshent 14-vjeçar, i cili u qëllua në këmbë dhe të plagosurit të terë kanë marrë lëndime në qafë dhe trup.

Policia në Lille kanë thënë se këtë sulm nuk e konsiderojnë si rast të jetë i lidhur me terrorizmin. Zyrtarët policor në vendin e ngjarjes kishin gjetur 10 predha plumbash