Sulm në Barcelonë, policia e trajton si terrorist

Sulm në Barcelonë, policia e trajton si terrorist

Një furgon është përplasur në mesin e këmbësorëve në Las Ramblas në qendër të Barcelonës.

Policia ka konfirmuar se ka persona të vdekur, derisa sulmin është duke e trajtuar si terrorist.

“Një furgon është përplasur në Las Ramblas në Barcelonë”, ka thënë policia përmes një deklarate.

Mediumi shtetëror spanjoll ka thënë se një person ka vdekur dhe 20 të tjerë janë lënduar.

Shërbimet e emergjencës kanë bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg zonës, “Placa Catalunya”, dhe kanë kërkuar mbylljen e stacioneve të trenave dhe të metrosë, në pjesën ku ka ndodhur incidenti.

Gazeta El Pais, ka thënë se drejtuesi i furgonit është larguar në këmbë, pasi ka lënduar një numër të njerëzve, njofton REL.

Policia është duke e kërkuar autorin e këtij sulmi.