Sulm ndaj ushtarëve në Bruksel

Sulm ndaj ushtarëve në Bruksel

Policia belge e ka qëlluar me armë një person i cili i sulmoi me një thikë të madhe, hanxhar, dy ushtarë në qendër të Brukselit.

Njëri ushtar raportohet se është lënduar në duar ndërkaq tjetri në fytyrë.

Në zëdhënës i policisë ka thënë se dyshohet që sulmuesi është somalian dhe rreth të 30-ave.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë prezencë të madhe të policisë dhe shërbimet e emergjencës.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan të shtëna me armë. Ngjarja ndodhi në Bulevardin Emile Jacqmain, në qendër të kryeqytetit të Belgjikës.