Sulm me thikë në Prishtinë

Sulm me thikë në Prishtinë

Mbrëmë në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, rreth orës 19:10 një mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime trupore, pasi është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, njofton raporti policor.

Sulmi sipas viktimës ka ndodhur për shkak të një problemi të mëhershëm që kishte vëllai i tij me të dyshuarit, transmeton Koha.net.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.