Sulm me makinë në një kafene

Sulm me makinë në një kafene

Një burrë ka plagosur dy persona, kur ai u fut në turmë me makinë duke thirrur “Allahu Akbar” në qytetin jugor francez të Nîmes në orët e para të mëngjesit.

Sipas The Times, burri u mbërthye nga qytetarët dhe u arrestua pasi makina e tij Peugeot goditi pengesat e sigurisë. Ai kishte për qëllim të sulmonte një kafene në orën 1 të mëngjesit.

Pengesat ishin vënë në ambientet e kafenesë për të parandaluar sulme të tilla, thanë zyrtarët e sigurisë lokale. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Prokurorët thanë se 32-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se ishte dërguar në spital. Policia kundër terrorizmit nuk është përfshirë në hetim në këtë fazë thanë ata.

Incidenti është i treti në Francë gjatë dy javëve të fundit ku disa persona të përshkruar si të sëmurë mendërisht kanë kryer sulme të ndryshme./tvklan.al