Sulm me makinë-bombë, 22 të vrarë

Sulm me makinë-bombë, 22 të vrarë

Televizioni shtetëror i Sirisë raportoi sot se 22 vetë janë vrarë nga sulmi me makinë-bombë në qytetin e banuar me popullatë shumicë kurde, Qamishli, afër kufirit të Sirisë me Turqinë.

Observatori sirian për të drejta të njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, tha se me këtë sulm është goditur selia e administratës kurde në provincën Hasakeh, ku gjendet edhe qyteti Qamishli.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por grupi militant Shteti Islamik, që lufton kundër milicive kurde dhe aleatët e tyre në pjesën veriore të Sirisë, në të kaluarën i ka ndërmarrë disa sulme me bomba në hapësirat kurde në Siri./rel.