Sulm e kanosje ndaj zyrtarëve policorë

Sulm e kanosje ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person në Lipjan i cili, pasi është ndaluar nga policia, ka refuzuar dhënien e dokumenteve, i cili gjithashtu i ka kanosur policinë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Prishtinë, ku një person i dehur fillimisht i ka fyer verbalisht zyrtarët policorë, dhe më pas e ka goditur njërin prej tyre. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast i kanosjes ka ndodhur në Gjilan, ku një persona ka raportuar se, pas një seance gjyqësore në objektin e gjykatës është kanosur me jetë. Sipas viktimës, motivi i rastit është një mosmarrëveshje e mëhershme, me ç’rast ishte e përfshirë edhe bashkëshortja e të dyshuarit (dhunë familjare). I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./Insajderi.com