Sulm me bombë në Egjipt, mbi 85 të vrarë

Sulm me bombë në Egjipt, mbi 85 të vrarë

Një sulm me bombë ka ndodhur sot në një xhami në provicën Sinai të Egjiptit.

Nga ky sulm me bomë kanë mbetur të vrarë 85 vetë ndërsa 80 të tjerë mbetën të plagosur, raporton agjencia e lajmeve shtetërore AP, përcjell Indeksonline.

Dëshmitarët për mediat egjiptiane  thanë se kjo ndodhi në qytetin e Bir al-Abed pranë al-Arish gjatë lutjeve të së premtes.

Egjipti po lufton një kryengritje islamike në rajon, e cila është intensifikuar që nga viti 2013.

Nuk dihet ende se kush qendron pas këtij  sulmi.