Sulm me armë në Kaçanik – një person lëndohet në kokë

Sulm me armë në Kaçanik – një person lëndohet në kokë

Është arrestuar një person në fshatin Nikaj të Komunës së Kaçanikut pasi ka shtënë me armë zjarri, pas një mosmarrëveshje me një person tjetër.

Viktima e këtij rasti ka pësuar një gërvishtje në kokë dhe ka kërkuar tretman mjekësor, raporton Insajderi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe tre fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull K/Shqiptar, ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar një gërvishtje në kokë dhe ka kërkuar tretman mjekësor. Tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe 3 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Insajderi.com