Sulm i armatosur në SHBA, 8 të vdekur

Sulm i armatosur në SHBA, 8 të vdekur

Tetë persona duke përfshirë edhe një zëvendës sherif kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në rajonin Mississippi të SHBA-ve.

Zëdhënësi i Byrosë së Hetimeve të Mississippi-t, Warren Strain, në një deklaratë është shprehur se natën e të shtunës kanë ndodhur sulme me armë në tre shtëpi të ndryshme.

Strain ka theksuar se në sulmet e armatosura kanë humbur jetën 8 persona, duke përfshirë edhe një zëvendës sherif, raporton AA.

Ndërsa është bërë e ditur që sulmuesi Corby Godbolt është arrestuar, dhe në një deklaratë për mediat lokale pas arrestimit ai ka shprehur keqardhjen për ngjarjen.

Gjithashtu sulmuesi ka theksuar se shpresonte që të qëllohej nga policia pasi i kishin mbaruar plumbat dhe se nuk mendonte se të arrestohej i gjallë./Insajderi.com