Sulm i armatosur në një klub nate në Meksikë

Sulm i armatosur në një klub nate në Meksikë

Disa njerëz thuhet se janë vrarë pasi një i armatosur qëlloi pranë një dritare të hapur në një klub nate në Kankun të Meksikës.

Cak i të shtënave ishte një klub nate “Blue papagall” në “Play Del Carmen” në natën përmbyllëse të festivalit muzikor BPM.

Të paktën katër njerëz besohet të jenë vrarë në këtë sulm, raporton telegraph.co.uk.

Një DJ skocez i cili ishte i pranishëm në festival, i njohur si “Jackmaster”, ka shkruar në llogarinë e tij në Tëitter.

“Dikush erdhi në klub në Playa del Carmen dhe hapi zjarr. 4-5 të vdekur dhe shumë të plagosur”, ka shkruar ai.

Ka pasur raporte të të shtënave edhe në një klub  tjetër të quajtur “Jungle”./Insajderi.com