Sulm ajror në një hotel në Sana, vriten 30 persona

Sulm ajror në një hotel në Sana, vriten 30 persona

Të paktën 30 persona janë vrarë sot në një sulm ajror që e goditi një hotel në veri të kryeqytetit të Jemenit, Sana, njofton lëvizja e armatosur Houthi.

Televizioni Al Jazeera raporton se dhjetëra njerëz janë vrarë dhe plagosur në sulmin në zonën Arhab, transmeton Express.

Ndërkohë, një zëdhënës i koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili është duke luftuar kundër lëvizjes aleate të Iranit, Houthi, në Jemen, nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së Reuters për koment.

Houthi, e cila e kontrollon Sanan dhe Jemenin verior, është duke luftuar kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, e cila përkrahet nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj në luftën civile të vendit.