“Sulltani” i ri Turqisë dhe mobilizimi për pushtet në Ballkan

“Sulltani” i ri Turqisë dhe mobilizimi për pushtet në Ballkan

Lëvizjet e fundit politike që priten të ndodhin në Ballkan këtë pranverë kanë vënë në funksion mobilizimin e grupeve politike por kulmi i ndryshimeve mund të ndodhë në Turqi, një prej vendeve që gjithashtu ka sytë për shtrirje të ndikimit në këtë pjesë të Evropës.

Në rrethana tjera dhe në tjerat regjione të Evropës, zgjedhjet janë asgjë tjetër pos një proces i brendshëm demokratik, i cili nuk do ndikojë funksionimin e demokracisë, as jetët e qytetarëve, aq më pak raportet me shtetet fqinje. Por kjo nuk funksion në Ballkan.

Në Ballkan ku ka probleme të hapura etnike, tensione të cilat ulen me krijimin e institucioneve demokratike, pranvera mund të sjellë shumë probleme të cilat mund të lëkundin balancin e ndarjes së pushtetit. Nëse një gjë e tillë ndodhë, destabilizimi mund të ndodhë lehtë.

Dhe duke parë proceset që po ndodhin në Ballkan, mobilizimi politik mund të sjellë ndryshime.

Në Shkup jo stabiliteti politik ka prekur majat duke sjellë kërcënimin e përçarjes etnike. Në Tiranë debatet zgjedhore kanë krijuar krizë politike, pasi opozita ka kërcënuar me braktisje të Kuvendit dhe mos pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa në Sofie lufta mes partisë së qendër-djathtë me kryesues Boyko Borissov dhe partisë në ngritje të socialistëve .

Situatë jo edhe aq e mirë politike është edhe në Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Bosnje. Ndërsa në vendin tjetër që kufizohet me vendet e Ballkanit, situata është në një pikë krize.

Për Recep Tayp Erdogan, me 19 prill,  mund të bëhëet “sulltan”, nëse referendumi i për reformë kushtetuese kalon me sukses.

Nëse në kutitë e votimit do votohet me “jo”, askush nuk mund ta parashikojë se si lideri islamik do reagojë dhe çfarë do të jetë e ardhmja e Turqisë dhe regjionit. Ndërkohë koha e zgjedhjeve po afrohet, deklaratat e opozitës tregojnë për akte terroriste ndaj ndjekësve të votës “jo”. Këtu përfshihen arrestime, kërcënime, kontrollim i medieve etj. Ndërsa intensiteti i kësaj pritet të arrijë pikun me kalimin e kohës.

Askush në regjion nuk mund të jetë indiferent ndaj referendumit në Turqi, por as të mbyllë sytë ndaj zhvillimet politike të ndjeshme në tjerat vende të Ballkanit – dhe për Greqinë me interes të shtuar për shkak të prapambetjes nacionale dhe biznesore.

Në Shkup, për shembull, vendi ende është i rrënuar nga kriza politike prej zgjedhjeve në dhjetorin që shkoi. Kur partitë nuk janë në gjendje të formojnë një qeveri, dhe mundësia e zgjedhjeve të reja në prill kur zemërimet politike dhe etnike (mes shqiptarëve dhe maqedonëve) janë në tension konstant, atmosferë e cila kërcënon ndërtimin fragjil të Maqedonisë me destabilizim.

Në të njëjtën kohë në Shqipëri vendi ka filluar punën për zgjedhje, partitë duke formuar koalicione për të pasur sa më shumë gjasa për fitore, edhe pse zgjedhjet do mbahen me 18 qershor.

Opozita duke organizuar çdo ditë demonstrime dinamike në Tiranë dhe qytete tjera të mëdha, me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë Rama.

Akuzat për korrupsion dhe përfshirje të zyrtarëve të qeverisë, pa përjashtim, rastet e mbrojtjes së trafikuesve të drogës, janë dominuese në debatin politik dhe konfrontimet të cilat pritet të ashpërsohen me afrimin e datës së zgjedhjeve. Deri atëherë, opozita ka thënë që do protestojë në rrugë dhe do abstenojë nga parlamenti…

Ndërsa në Beograd dhe Prishtinë, serbët do zgjedhin një president të ri të republikës në prill, e në Kosovë dominon ndjenja që kombi i sapoformuar do shkojë në zgjedhje të parakohshme në pranverë si referim të pashmangshëm për shkak të krimeve të luftës bazuar në raportin e gjykatësit belg Dick Marty, pasi liderët e UÇK-së janë në qeverisje.

Si zakonisht në zgjedhjet në Serbi dhe tek shqiptarët e Kosovës dominojnë problemet nacionale.

Kur dialogu mes tyre ishte rregulluar, nëse nuk ka qenë duke u përkeqësuar, me tentime për të marrë vota Serbia nis një tren nga Beogradi për në Mitrovicë duke shtyrë komunitetin internacional të ngrihen në parandalimin e më të keqes.

Ndërsa në Serbi zgjedhjet pritet të ndryshojnë piramidën qeverisëse, kur kryeministri i tanishëm Aleksandar Vuqiq shpalli kandidaturën e tij për president të republikës, pa bërë të njohur pasardhësin e tij si kryeministër.

Në Bullgari me hapjen e kutisë së parë të votimit me 26 mars del që Boyko Borissov dhe Kornelia Ninova janë në balotazh.

Deri tani njerëzit duhet që janë përballë me zgjedhje apatike duke u pasuar me jetën e tyre të vështirë që karakterizohet me varfëri dhe pasiguri, përkundër indikatorëve për relativisht të mirë për ekonomi.