Suksesi si kandidat i pavarur shtyn Drenorin të mendojë për parti politike

Suksesi si kandidat i pavarur shtyn Drenorin të mendojë për parti politike

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka folur për planet e tij politike, pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në ketë komunë, kur doli i treti me 12 për qind të votave.

E ky sukses duket se Drenorin e ka bërë të mendojë që të formojë parti politike.

Ani pse Drenori ka thënë se qëllime primare të tij janë ndryshimi i funksionimit të kësaj komune në sferën e pronës komunale, reformat në arsim dhe në shëndetësi, dhe mbrojta e mjedisit, ai në emisionin “Komiteti” ka folur edhe për planet e një grumbullimi në politikë.

Ish-kandidati i pavarur që bëri bujë në politikën e vendit për shkak se doli kundër Partisë Demokratike të Kosovës në bastionin e saj në Drenas ka treguar se do të vazhdojë të mbajë qëndrimet e tij edhe pas zgjedhjeve, deri në arritjen e synimeve të tij.

Ai ka thënë se nuk e pretendon qeverisjen dhe pozitat qendrore të Kosovës, por se qëllimi i tij kryesor është drejtimi i Drenasit, për ta reformuar këtë komunë.

Drenori në “Komiteti” ka treguar se ai është duke krijuar një profil të tij politik, dhe rrjedhimisht do të formojë edhe një iniciativë politike, për të vazhduar përpjekjet për ndryshim të komunës së Drenasit./Insajderi.com