Suhareka me vetëm një çerdhe publike

Suhareka me vetëm një çerdhe publike

Kandidati për kryetar të Suharekës nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba, ka vizituar sot çerdhen e vetme publike në Suharekë.

Një komunë me 59 mijë banorë rezidentë, Suhareka, e ka vetëm një çerdhe publike. Ky është skandali i qeverisjeve të shkuara në Suharekë. Kaq shumë kanë vjedhur e kaq pak kanë punuar sa që as për fëmijët nuk kemi çerdhe”, ka thënë Zyba.

Zyba ka premtuar se në qeverinë e tij fëmijët e Therandës do të kenë mundësi të shkojnë në çerdhe, dhe prindët e tyre do të jenë të lirë të punojnë gjatë ditës. “Ne do të rrisim shumë më shumë çerdhe me bazë komunitare në Therandë siç kemi bërë edhe në Prishtinë. Çerdhet do t’i hapim në qytet por edhe në fshatrat e mëdha. Ky është zotimi im në ndihmë të familjeve me fëmijë të vegjël”, ka thënë Zyba.