Suedia “frikësohet” nga largimi i Haksabanoviq, mund të luajë për Kosovën

Suedia “frikësohet” nga largimi i Haksabanoviq, mund të luajë për Kosovën

Futbollisti 18-vjeçar i skuadrës suedeze Halmstads BK, Sead Haksabanoviq, ka të drejtë të zgjedhë mes Malit të Zi, Kosovës, Suedisë dhe Shqipërisë në nivelin kombëtar.

Haksabanoviq është me prejardhje nga trojet e banuara me shqiptarë në Malin e Zi, por është rritur në Suedi. Ai ka qenë njëri nga futbollistët e rinj më të spikatur në Superligën suedeze këtë stinor.

E trajneri i Suedisë U-21, Hakan Erikson, ka thënë se futbollisti nuk është duke i dhënë prioritet skuadrës kombëtare të Suedisë.

“Ai [Haksabanoviq] ka qenë me djemtë e tjerë në kombëtaret e moshave të Suedisë, dhe unë shpresoj që ai do të jetë gjithmonë mirënjohës për edukimin që ka marrë në Suedi dhe të jetë i fokusuar për të qenë pjesë e kombëtares suedeze. Por, kjo është edhe një cështje zemre dhe gjaku”, ka thënë Erikson.

Haksabanoviq tanimë ka tërhequr interesim edhe nga skuadra të njohura në Evropë, dhe mund të ndërrojë skuadër gjatë verës, shkruan Expressen.se.

Kombëtarja suedeze U-21 do të luajë gjatë kësaj vere në Kampionatin Evropian U-21. /Insajderi.com