Suedezi pranoi gabimisht një letër nga Vladimir Putini

Suedezi pranoi gabimisht një letër nga Vladimir Putini

Një qytetar suedez, nga qyteti i quajtur Trelleborg, është shokuar kur ka hapur kutinë e postës së tij, dhe ka parë një letër nga hiq më pak se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Pse posta po luan kështu? Dikush me siguri se e ka parë këtë letër. Pse përsëri ma kanë sjellë atë në shtëpi?”, thotë njeriu që pranoi letrën nga Putin, e që pranoi të identifikohet thjesht me nofkën Per, përcjell Gazeta Metro.

Teoria e tashme e postës suedeze lokale, është se njëra nga makinat e tyre automatike nuk e lexoi saktë adresën dhe e dërgoi lerën te Per gabimisht.

Ata kanë shtuar se kompania e tyre menaxhon 1.9 miliardë letra për një ditë, dhe nganjëherë edhe gabimet ndodhin.

Edhe pse ai e pranon që ka qenë kureshtar se çka shkruan në letër, tregon se nuk e ka shikuar se çka përmban brenda letra e presidentit rus.

Qyteti Trelleborg është 1,532 kilometra larg nga Moska.