Stuhia e akullt në SHBA, fatkeqësi pas fatkeqësie, ka edhe të vdekur

Stuhia e akullt në SHBA, fatkeqësi pas fatkeqësie, ka edhe të vdekur

Një stuhi e përcjellë me shi të akullt dhe borë e ka kapluar pjesën më të madhe të SHBA, dhe është shkaktar të fatkeqësive të trafikut në Nebraska ku kanë vdekur katër persona.

Fatkeqësi me rezultat tragjik kishte edhe në Kansas dhe Minsesota.

Autoritetet në Nebraskën Lindore kanë fajësuar vozitjen e shpejtë dhe rrugët e rrëshqitshme për ndeshjen e një kamioni dhe furgoni i cili ndodhi sot në mëngjes, dersa në Kansas në një fatkeqësi në rrugën e rrëshqitshme ka pësuar një grua.

Policia e Miensotas ka kumtuar se moti i akullt ka ndikuar që të vijë deri te rreth 400 fatkeqësive të trafikut dhe 250 humbjeve të kontrollit mbi automjete në rrugë duke përfshirë edhe dy fatkeqësi fatale.

Shërbimi meteorologjik amerikan sot ka dhënë këshilla për vozitje në kushte dimërore në shtetet federale prej Teksasit në jug deri te Liqenet e Mëdha në veri – Oklahoma, Kansas, Misuri, Ajova, Minesota, Dakota Veriore dhe Viskonsin.

Paralajmërim për përmbytje ende është në fuqi në Ilinois, Indiana, dhe Miçigen, dhe në mundësi për përmbytje në Teksas dhe Arkansas.

Në disa rajone amerikane pritet borë në lartësi prej 15 centimetrave, derisa Shërbimi meteorologjik i Arkansasit  pretendon se këtë javë në disa rajone mund të bie më shumë se 20 centimetra shi.

Shkollat në shtetet federale Misuri dhe Viskonsin sot nuk kanë mbajtur mësim.

Rrugët në Miçigen janë mbyllur për shkak të sasive të mëdha të ujit./Insajderi.com.