Stuhi të forta godasin zonat bregdetare

26.08.2017 09:34
Stuhi të forta godasin zonat bregdetare

Uragani Harvey ka goditur Teksasin, derisa stuhia me shpejtësi 215 km/h ka dëmtuar rëndë zonat bregdetare.

Kjo llogaritet si stuhia më e fuqishme që ka goditur kontinentin amerikan këto 12 vjet. Presidenti Donald Trump e ka shpallur fatkeqësi shtetërore, duke ofruar ndihmë federale për zonat më të prekura.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott ka thënë se ka pasur përmbytje në rajone të shumta.

Stuhia e kategorisë së katërt ka hedhur pemët përtokë në qytetin e Korpusit, derisa mijëra banorë kanë hipur në majë të shtëpive ose kanë ikur nga qyteti.

Kryebashkiaku i Rockport-it pranë, Patrick Rios, u kërkoi atyre pak qytetarëve të mbetur në qytet rreth 10,000 persona, të largohen menjëherë.

Bashkiaku i qytetit tha se njerëzit ishin bllokuar në një qendër strehimi për njerëzit e moshuar, ku çatia kishte rënë dhe ekipet e shpëtimit nuk ishin në gjendje t’u dilnin në nodhmë, njofton kanali televiziv CBS.