Studimi i ri gjen se të jetuarit në fshat ulë depresionin dhe mbipeshën

Studimi i ri gjen se të jetuarit në fshat ulë depresionin dhe mbipeshën

Në një artikull të publikuar nga gazeta “The Guardian”, i bazuar nga një studim të ri Evropian thotë se njerëzit të cilët jetojnë në afërsi të pemëve dhe hapësirave të gjelbërta kanë më pak shanse të kenë mbipeshë, të jenë  joaktiv, apo të varur në barna kundër depresionit.

Burrat nga Skotlanda në moshë të mesme, të cilët jetojnë në zona të gjelbëruara është konstatuar të kenë një normë vdekje  16% më të ulët se personat që jetojnë në qytet.

Një hulumtim i Bradford thotë se gratë shtatzëna përjetojnë forcim të imunitetit  nga një ambient më i gjelbër, në këtë mënyrë duke stabilizuar shtypjen e gjakut dhe duke lindur foshnje më të mëdha.

Mbi të gjitha, natyra është një shërues i ndër-vlerësuar,  duke ofruar njeriut përfitime të shumta shëndetësore si luftimi i alergjisë dhe ndihma në mirëqenien mendore dhe vetëbesimin.

Raporti i Projektit Evropian  ka përdorur disa studime të cilat përshkruajnë qasjen në natyrë si të lidhur shumë me pabarazinë e pasurisë, sepse komunitetet e provuara janë shumë më të kufizuar të dalin në mjedis natyror.

Studimi citon hulumtimin e bërë, se 26% e pakicave etnike në Angli vizitojnë ambientet natyrore më pak se tri herë në vit, krahasuar me 15% të pjesës tjetër të popullsisë.

Hulumtime të mëparshme në ShBA, kanë rënë në përfundim se pacientet e spitalit me pamje nga pemët janë liruar një ditë më herët se pacientët të cilët përballë kishin pamje me mure.

Në Toronto, mbjellja e 10 pemëve në një bllok të qytetit ka pruar përfitime shëndetësore tek banorët me ekuivalencë deri në 10,000$ në të ardhurat vjetore, ose duke qenë 7 vjet më të rinj, thotë një studim tjetër i bërë në vitin 2015. /Insajderi.com