Studentët sllovak okupojnë Bratislavën – kundër korrupsionit

Studentët sllovak okupojnë Bratislavën – kundër korrupsionit

Mijëra protestues sllovakë dolën në rrugë për të protestuar kundër korrupsionit dhe marrëdhënieve të paqarta të qeverisë sllovake ndaj biznesit.

Protestuesit, kryesisht studentë, marshuan nëpër rrugët e qytetit të vjetër të Bratislavës duke thirrur “Ne ende shqetësohemi”.

Çdo vit Sllovakia është e renditur më poshtë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, e mbikëqyrur çdo vit Transparency International.

Në edicionin e vitit 2016, vendi u rendit i 54 nga 176 shtete, me 51 pikë rezultat, raporton gazeta Euronews.

Protestuesit po marshojnë kundër skandaleve që përfshijnë  Robert Kaliňák,  ministrin e brendshëm dhe aleatin më të afërt të kryeministrit sllovak Robert Fico.

Vitin e kaluar Kaliňák u akuzua për pranim të një pagese të dyshimtë, me shumë prej 260,000 euro nga biznesmeni Ladislav Bašternák, si dhe për hetime të dobëta nga policia për të cilat është përgjegjës.

Fico vetë, kreu që shërbeu më së gjati kabinetit sllovak (2006-2010, 2012-2016, që nga viti 2016) dhe një udhëheqës i partisë social-konservatore SMER, gjithashtu u monitorua, duke u akuzuar për apartamentin rezidencial luksoz Bonaparte, që ai e  paguan qiranë nga Bašternák, në Bratislavë.

Lidhjet e paqarta midis anëtarëve të qeverisë dhe oligarkëve lokale, nuk ishin faktorët e vetëm të nisjes së protestës në Sllovaki, por edhe një gjendje e përgjithësisht e keqe ekonomike për shtetin.