Studentët kundërshtojnë funksionalizimin e Kishës Ortodokse

Studentët kundërshtojnë funksionalizimin e Kishës Ortodokse

Lëvizja studentor “Studim, Kritikë, Veprim” ka njoftuar se të shtunën do të organizojnë një aksion pranë kishës ortodoske që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, “përmes së cilit do të kundërshtojmë funksionalizimin e saj”.

SKV ka njoftuar se aksionin do ta zhvillojë së bashku me Parlamentin Studentor.

Priftërinj, zyrtarë të Listës Serbe dhe vetë zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq, kanë filluar para disa ditëve riparimin e kësaj kishe por punimet janë ndërprerë nga Komuna e Prishtinës./Insajderi.com