Studentët e juridikut informohen për rolin e Inspektoratit Policor

Studentët e juridikut informohen për rolin e Inspektoratit Policor

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një ligjërate ka informuar studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” përkatësisht Fakultetin Juridik për rolin dhe rendësin e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Gjatë diskutimit studentëve për fushëveprimin e IPK-së rolin dhe autorizimet, u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe rëndësinë e integritetit policor.

Në këtë aktivitet ku ishin pjesëmarrës edhe zyrtarë të EULEX-it, Policisë së Kosovës si dhe stafi akademik i Universitetit ”Ukshin Hoti”, me përkrahjen e të cilëve është organizuar ky aktivitet.

Studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” morën informacione shtesë edhe për rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë si dhe për projektin e regjionalizimit të IPK-së respektivisht hapjen e zyrave rajonale në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicën e Veriut./Insajderi.com