Studentët me aksion simbolik para kishës në oborrin e UP-së

Studentët me aksion simbolik para kishës në oborrin e UP-së

Organizata “Demokracia Studentore”, ka njoftuar se sot do ta mbajnë një aktivitet simbolik para kishës ortodokse serbe e cila gjendet në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Aktiviteti do të fillojë në ora 11:30, dhe do të prezantohen masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë.

Gjithashtu edhe para disa javësh një grup i studentëve të Universitetit të Prishtinës, i njohur si “Uniteti” kanë mbajtur një aksion simbolik para kësaj kishe.