Streha dy kate nën tokë që po mbanë gjallë jetimët e Sirisë

Streha dy kate nën tokë që po mbanë gjallë jetimët e Sirisë

Dy kate nën tokë, fëmijët jetimë që mund të konsiderohen me fat në Aleppo, flenë të sigurt për aq sa mund të jesh i sigurt në këtë qytet.  Por, gjumi i tyre prishet jo rrallë për shkak të shpërthimit të bombave që dëgjohen në rrugë.

Për këta fëmijë kujdesen Asmar Halabi dhe gruaja e tij, e cila e di nga përvoja e saj se si është të lëndohesh për shkak të një shpërthimi të bombës.  Ajo ishte lënduar gjatë një sulmi ajror dy vite më herët, shkruan The Guardian.

Vuajtjet e fëmijëve sirian – të cilët po jetojnë në kohë bombardimesh tash e disa vite – u kthyen në qendër të vëmendjes pas shpërndarjes së një fotografie të një fëmije pesë vjeçar, Omran Daqneesh, i cili i zbathur dhe i gjakosur qëndronte në një autoambulancë duke pritur ndihmë.

Edhe prindërit e Omranit i shpëtuan sulmit dhe familja tashmë është ribashkuar.  Por, derisa bombardimi mbi caqet e rebelëve në Aleppo vazhdojnë, shumë fëmijë përballen me humbje e shok edhe më të madh se Omrani, përcjellë Insajderi.

Omran Daqneesh

Kjo jetimore u zhvendos nën tokë kur bombardime të pandërprera u bënë të vështira për tu duruar dhe për të vazhduar jetën normale.  Tashmë konsiderohet si një parajsë nën tokë.

Fëmijët që qëndrojnë këtu janë të moshave të ndryshme – nga dy deri në 14.  Prindërit e tyre janë vrarë ose vuajnë nga sëmundje psikike.

“Ata tashmë janë mësuar me jetësë të tillë.  Shembull, ata në fillim frikësoheshin kur dëgjonin zhurmë aeroplani, por tani ata dëshirojnë që të dalin janë ndërteës dhe të shikojnë qiellin edhe kur dëgojnë tingujt e njetë”, thotë Halabi.

Shumë prej fëmijëve përveç që kanë humbur prindërit, tani nuk kanë as shtëpi të tyre.  Të tillë janë Omari dhe Mufedah, që janë gjetur duke fjetur në shkallë tek ndërtesa e axhës së tyre.

Ai i kishte detyruar ata që të dalin dhe të kërkojnë lëmoshë në rrugë, sa për të mbijetuar.  Edhe pse ai i ka lënë jashtë apartamentit të tij, hyrja e ndërtesës megjithatë konsiderohet si vend më i sigurt për të qëndruar se sa rruga.

Kjo jetimore është hapur vitin e kaluar.  Aty ka hapësirë edhe për rreth 100 fëmijë të tjerë, ndërsa aktualisht aty qëndrojnë rreth 50.

“Ne kemi bërë sondazh për të parë se sa fëmijë kanë humbur së paku njërin prind, dhe për fat të keq, numri është shumë i madh,” thotë Halabi.

Halabi merr donacione nga njerëz që jetojnë jashtë vendit ndërsa thotë se ka shpenzuar rreth gjashtë muaj për të rregulluar ambientin.

Fillimisht ata nuk kanë qëndruar në bodrum të ndërtesës, por kur bombardimet u shpeshtuan dhe kur çdo herë e më tepër vriteshin civilë, ata menduan se duhet ndryshuar diçka.

“Ne jemi si një familje e madhe këtu. Nuk ka ndonjë tjetër jetimore në Aleppo”, thotë Halabi./Insajderi.com