Stoltenberg: NATO do të vazhdojnë të ofrojë siguri për Ballkanin

Stoltenberg: NATO do të vazhdojnë të ofrojë siguri për Ballkanin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO ka qenë garantues i paqes në Ballkanin Perëndimor për më shumë se 20 vjet, dhe se do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë edhe më tej.

Kjo do të bëhet, sipas tij, pasi kontribuon edhe në sigurinë e vetë NATO-s.

“Ne do të vazhdojmë të jemi garantues të paqes dhe stabilitetit në rajon, sepse është më rëndësi edhe për vet sigurinë tonë”, ka thënë Stoltenberg në konferencë.

Gjithashtu, Stoltenberg ka deklaruar se do të përkrahen edhe përpjekjet për integrim euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, shkruan REL.

“Do të vazhdojmë të përkrahim përpjekjet për integrim euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor. Sepse, ky është çelësi për stabilitet dhe prosperitet, në rajon dhe më gjerë”, ka shtuar ai.