Stojanoviq: Mos prisni nga serbët përkrahje për ushtrinë

Stojanoviq: Mos prisni nga serbët përkrahje për ushtrinë

Zëvendës kryemini Branimir Stojanoviq, duke folur në konferencën “Forca e Sigurisë së Kosovës-Perspektiva e së Ardhmes” e organizuar nga Instituti RIDEA, ka thënë se nuk mund të pritet nga serbët e Kosovës që ta mbështesin ushtrinë.

Stojanoviq ka thënë se për gjithçka serbët bëhen fajtorë, duke thënë se kjo temë nuk është më e rëndësishmja për rininë duke përmendur mos liberalizimin e vizave.

“Edhe nëse bëhet ky transformim nuk do të përmirësojë jetën e ndonjë individi. Ka nevojë për vende të reja të punës, sundim të ligjit etj. Problemi i mospajtimit goxha i madh dhe i vjetër dhe vetëm nëse i bëjmë thërrmija të vogla mund t’i zgjidhim”.

“ Dialogu në Bruksel sado që i vështirë dhe i padëshiruar për dikë ka arritur që të ketë efekte në këtë. Edhe ne jemi kthyer në Kuvend pas bashkëpunimit me ndërkombëtarët”, ka thënë ai.