Stine ka gati ‘bombën’ e rradhës [Foto]

Stine ka gati ‘bombën’ e rradhës [Foto]

Krijuesi i hiteve, ‘Bela’ e ‘Mama’, Stine, duket se rikthimin e tij në muzikë e ka marrë më seriozisht nga ç’kishim menduar.

Ai ka gati projektin e tij të radhës të cilin e ka titulluar ‘Dali ku t’dali’, raporton Prive.

Edhe ky projekt do të jetë i pajisur me videoklip për të cilin është përkujdesur ND Film Production.

Sikurse projektet paraprake edhe ky është punuar në studion e artistit ‘Stine Productions’ teksa dita kur edhe do të lansohet në treg duket se është më afër se kurrë.