Steve Harvey: Pas “Miss Universe” më kërcënuan me vdekje

20.01.2016 10:39
Steve Harvey: Pas “Miss Universe” më kërcënuan me vdekje

Prezantuesi i Mis Universe që bëri famë pasi gaboi emrin e fitueses së këtij viti, thotë se i kanë dalë telashe të mëdha shkaku i atij gabimi.

Madje Steve Harvey ka thënë se qysh prej asaj nate ai është duke u kërcënuar edhe me vdekje.

Harvey tha se e pranon që ka bërë një gabim fatal dhe më të keqin në karrierë por kjo nuk do të thot që ai të përballet më kërcënime të tilla.

“Gabova në një moment të madh dhe e di që personi që është lënduar më së shumti është Miss Kolumbia të cilës ia gabova emrin si fituese e Miss Univers por nuk do të thotë se unë të gjykohem kaq ashpër sa të më kërcënojnë me jetë”, tha Harvey gjatë një interviste dhënë “Today”.