Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier thotë se fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënon një epokë " />

Steinmeier: Fitorja e Trumpit shënon një epokë të re

Steinmeier: Fitorja e Trumpit shënon një epokë të re

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier thotë se fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënon një epokë të re, dhe se Berlini zyrtar së shpejti do të ndërmarrë masa për të siguruar një bashkëpunim të ngushtë dhe të besueshëm trans-Atlantik me administratën e re, të bazuar në vlerat e përbashkëta.

Në një opinion të publikuar të dielën në të përditshmen gjermane Bild, ai shkruan se “me fitoren e Donald Trumpit, bota e vjetër e shekullit të 20-të përfundimisht ka marrë fund, dhe se akoma nuk është përcaktuar se si do të duket e nesërmja.”

Ai thotë se me çdo ndryshim të fuqive krijohen paqartësi, dyshime dhe pikëpyetje, por siç thotë më tej, aktualisht në kohën e çrregullimit global ka shumë gjëra të cilat janë vënë në lojë.

Steinmeier thotë se bashkë me Uashingtonin do të promovojë tregtinë e lirë dhe përpjekjet e përbashkëta kundër ekstremizmit.

Ai u shpreh i sigurt se Gjermania do të gjejë një bashkëbisedues në Uashington të cilët e dinë se edhe vendet e mëdha kanë nevojë për partnerë.