Stavileci thotë se VV shkarkoi Molliqajn me kërkesë të ambasadorëve

Stavileci thotë se VV shkarkoi Molliqajn me kërkesë të ambasadorëve

Blerand Stavileci nga PDK ka kritikuar të nominuarin e Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtin, se nuk po mund të “vetëvendos” pa implikimin e ambasadave të vendeve fqinje të Kosovës. Sipas Stavilecit, një gjë e tillë bie në kundërshtim me qëndrimet e mëhershme të Kurtit.

“Albin Kurti, çfarë ndodhi?! Deri dje ke kërkuar të mos përzihen ambasadat e huaja në proceset politike, sot po deklaron se e paske mbështetjen e tyre. A janë këta ambasadorë që iu pate thënë se “u është lagur baruti”?! Ti e ke ndërtuar Lëvizjen për vetëvendosje, ndërkaq s’po mund të vetëvendosësh pa implikimin e ambasadave”, ka thënë Stavileci.

Ai këtë deklaratë e ka bërë pasi që Kurti gjatë ditës ka thënë se e ka mbështetjen e ambasadave për t’u zgjedhur kryeministër i Kosovës.

“Nga cili/cilët ambasadorë po kërkon mbështetje?! Amerikan…? Nga Delaëie, për të cilin nisët peticionin për largimin nga Kosova?! Apo nga ish-ambasadorja Tracy Jacobson, të cilën e tërhoqët për dore… Apo nga të tjerët që u ke thënë se s’kanë çfarë të përzihen në punët e Kosovës. D.m.th., TI po e pranon një qeveri që e bëjnë ndërkombëtarët?!”, ka shtuar Stavileci.

Për më tepër, sipas Stavilecit, ambasadat kanë detyruar Vetëvendosjen të shkarkojë Dardan Molliqajn nga pozita e Sekretarit Organizativ të partisë.

“Ju kanë detyruar të distancoheni prej dhunës dhe menjëherë e shkarkuat prej komesarllëkut Dardan Molliqajn. Je i përkrahur të shkëputesh prej bandave tuaja të dhunës. Kjo ka qenë gjithmonë kërkesë e tyre për ju!”, ka shkruar Stavileci në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com