Stavileci i “lyp fer” një qytetari në Facebook

Stavileci i “lyp fer” një qytetari në Facebook

Ministri në ikje i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavilieci, bashkëshortja e të cilit, Vitore Metaj-Stavileci u rrah fizikisht nga persona ende të panjohur por që sipas PDK-së janë “kriminelë të Vetëvendosjes”, ka publikuar një fotografi në të cilën shihet ai me vajzën e tij në ditën e parë të shkollës, në një shkollë private.

Dita e parë në shkollë. Asgjë nuk na ndalë. Nuk jemi vetëm. Së shpejti me mamin këtu.

Posted by Blerand Stavileci on Wednesday, 30 August 2017

Ka mjaftuar një koment i një qytetari që në Facebook ka emrin Vali Valmir Mjekiqi i cili duket se e ka sharë Stavilecin në mënyrën më banale.

Komentet e këtij qytetari janë fshirë por ministri Stavileci duket se nuk është përmbajtur. Kësisoj ai ka nisur një listë fyerjesh dhe komentesh ndaj tij.

“Hajde bonu burrë more pis e dilem përpara”, komenton fillimisht ministri.

“Mamin e gruno unë s’ti nguci po ty t’paloj more qen”, shton më pas Stavileci.

Qytetari i cili sipas të dhënave në Facebook banon në një qytet të Gjermanisë të quajtur Ofenburg, megjithatë ka vazhduar debatin. E Stavileci nuk e ka lënë me kaq.

“O qen s’ka nevojë me na taku Zoti. Takohem vete. Ama adresen tone ose merre adresen teme. Hajde pe shohim cili jena ma burre ooooo pis i lig”, shkruan Stavili.

“Vi unë te ti, a po don, midis Ofenburgit qenooo i flliqtë, burrec i ligë e i folë qito fjalë n 4 sy. A u bo?”, shton më pas Stavileci.

“O shka, o antishqiptar”, vazhdon të komentoj Stavileci.