Statuja e shenjtorit trondit komunitetin, detaji që u interpretua si ngacmim seksual

23.11.2017 08:45
Statuja e shenjtorit trondit komunitetin, detaji që u interpretua si ngacmim seksual

Një shkollë australiane e ka mbuluar me beze të zezë një statujë për shkak të një detaji të pastudiuar që ka tronditur komunitetin e zonës.“Shkolla e katolike në Adelaide kërkoi falje për statujën, e cila u përfundua kohët e fundit”, raporton BBC.

Skulptura paraqet shenjtorin Martin de Porres që i jep një copë bukë një fëmije.
Por pozicioni i bukës ka ngjallur reagime pasi krijon sugjestione të padëshirueshme me sfond seksual. Për më tepër, kur përballë shenjtorit është një fëmijë dhe statuja ndodhet në oborrin e shkollës.
Drejtori i shkollës, Simon Cobiac, i kërkoi falje komunitetit të shkollës për “çdo shqetësim dhe publicitet” të shkaktuar nga statuja dhe tha se do të merren masa për ta modifikuar atë.