Statistikat e Ronaldos dhe Messit në La Liga (Foto)

Statistikat e Ronaldos dhe Messit në La Liga (Foto)

Lionel Messi vazhdon ta lë pas Cristiano Ronaldon në La Ligan spanjolle.

Ylli i Barcelonës, Leo Messi, aktualisht kryeson si lider në listën e golashënuesve të La Ligas, me gjithsej 12 gola të realizuar këtë edicion, shkruan Insajderi.

Pas 11 xhirove të zhvilluara në kampionatin spanjoll, argjentinasi ka realizuar 12 gola, 11 më shumë se sa rivali i tij Ronaldo.

Për t’i arritur këto shifra këtë sezon, Messit i janë dashur 69 goditje në portë, kurse Ronaldo ka tentuar gjithsej 48 herë, duke realizuar vetëm një gol në 7 ndeshje.

Kurse, në total Messi ka shënuar gjithsej 523 gola me Barcelonën në gjithsej 600 paraqitje, ndërsa portugezi ka shënuar 532 gola në 700 ndeshje. /Insajderi