Standardet e dyfishta të gjykatës sipas Vetëvendosjes

Standardet e dyfishta të gjykatës sipas Vetëvendosjes

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka reaguar pas vendimit që Gjykata Themelore në Prishtinë morri për dënimin e katër aktivistëve të Vetëvendosjes me 21 vjet burgim.

Dërguti e ka krahasuar rastin kur Gjykata e Kosovës kishte marrë si të mirëqenë raportin e FBI-së për rastin e Dino Asanaj, por sipas saj raport i FBI-së nuk ishte marrë si i mirëqenë për rastin e aktivistëve të Vetëvendosjes.

“Kur FBI konkludoi se Dino Asanaj është vetëvrarë, Gjykata e Kosovës e mori si të mirëqenë. Mirëpo, kur po e njëjta FBI thotë se nuk ka prova që i ndërlidh aktivistët tanë Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti me sulmin në Kuvend, Gjykata e injoron tërësisht dhe i dënon rëndë. Standarde të dyfishta kanë vetëm gjykatat e shtetit të kapur që prodhojnë gjithçka tjetër përveç drejtësisë”, ka shkruar Dërguti./Insajderi.com