Stanaj do të performojë përkrah Lionel Richie

Stanaj do të performojë përkrah Lionel Richie

Këngëtari i ri shqiptar i cili po merr gjithmonë e më shumë vëmendjen e medieve, Albert Stanaj, do të performojë në koncertin e superyllit ndërkombëtar, Lionel Richie.

Richie është i njohur për rekordet e tij, duke mbajtur rekorde të vendit të parë për nëntë vite me radhë, pa ndërprerë.

Prandaj edhe Stanaj është shprehur shumë i kënaqur që do të performojë përkrah artistit të famshëm.

Stanaj këto kohë ka qenë i thirrur edhe në intervista, sikurse te Beats1, dhe është lëvduar për stilin e tij të këndimit dhe mënyrën se si i këndon dashurisë.

Kënga e tij e fundit, “The Way I Love Her”, ka hyrë në top 30-shin e këngëve më të dëgjuara dhe kërkuara gjatë kësaj jave. / KultPlus.com