Sqaron Rama: Gjatë fjalimit ia lejova vetes të vrapoj nëpër imagjinatë

Sqaron Rama: Gjatë fjalimit ia lejova vetes të vrapoj nëpër imagjinatë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sërish ka folur për deklaratat e tij dhënë në seancën solemne për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në një intervistë për Top Channel, kryeministri Edi Rama, ka thënë se nuk ka bërë asnjë deklaratë, duke thënë se ia lejoi vetes të vraponte në imagjinatë.

“Nuk bëra asnjë deklaratë. Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë kryeministri Rama.

“Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori. Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj. Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, ka deklaruar kryeministri Rama për Top Channel.