Sputnik: Maqedonia mbështet Kosovën në UNESCO, Serbia tërheq stafin diplomatik

Sputnik: Maqedonia mbështet Kosovën në UNESCO, Serbia tërheq stafin diplomatik

Sputniku rus ka bërë të ditur se qeveria e Maqedonisë ka përgatitur një propozim për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

 

Kjo thuhet të jetë arsyeja që Ministria e Jashtme e Serbisë e ka tërhequr gjithë stafin serb të ambasadës në Shkup, dhe i ka ftuar për konsultime urgjente në Beograd.

 

Stafi i Serbisë është tërhequr nga Shkupi mbrëmë dhe në fillim nuk kishte informacione pse ka ndodhur kjo.

 

Serbia është duke punuar vazhdmishit që ta pamundësojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.