“Spotify” i ofron punë Barack Obamës

“Spotify” i ofron punë Barack Obamës

Shërbimi i transmetimit muzikor “Spotify”, i ka ofruar punë presidentit në largim Barack Obama.

Ajo ka postuar në seksionin e vendeve të lira të punës një post të quajtur “President i Playlists”.

Në kërkesat e kësaj pozite thuhet se aplikantët duhet të kenë minimumi 8 vjet eksperiencë në drejtimin e një shteti të rëndësishëm. Gjithashtu kërkohet një sjellje e ngrohtë dhe miqësore, si dhe të ketë fituar çmim Nobel.

Kreu i Spotify, Daniel Ek i ka shkruar presidentit në Twitter, “Dëgjova që je i interesuar për një rol në Spotify. E keni parë këtë?

Presidenti Barack Obama ka bërë shaka më herët kur është shprehur se shpreson për një punë në “Spotify”, pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë. /Insajderi.com