Sportisti i njohur serb thotë se ata duhet të paraqiten në podiume me kosovarët

Sportisti i njohur serb thotë se ata duhet të paraqiten në podiume me kosovarët

Vaterpolisti legjendar serb, që tani drejton Komunën e Beogradit të Ri, Aleksandar Shapiq, ka folur haptas në lidhje me atë se a duhet që sportistët serbë të paraqiten në podium bashkë me ata të Kosovës nëse fitojnë medalje.

Sipas tij, nëse sportistët serbë dhe ata shqiptarë të Kosovës garojnë bashkërisht në një garë, atëherë përse të mos dalin edhe në podium së bashku.

“Më duhet të pranoj se nuk e kuptoj debatin për temën se a duhet të paraqitemi në podium nëse në të janë përfaqësuesit e të të ashtuquajturit shtet i Kosovës. Duhet të ketë vendim të shtetit se a duhet të garojmë me ta apo jo? Nëse garon, i respekton të gjitha procedurat dhe kaq. Çfarë është ky debat absurd?”, ka shkruar Shapiq në Twitter.