Sporting Lisbona dëshiron rikthimin e Cristiano Ronaldos

Preisdenti i Sportingut të Lisbonës, Bruno de Carvalho e ka shprehur dëshirën e tij për rikthimin e Cristiano Ronaldos në klubin që ai drejton para pensionimit të lojtarit.

Sporting Lisbona dëshiron rikthimin e Cristiano Ronaldos

Sulmuesi i Real Madridit e filloi karrierën si futbollist profesionist te Sporting, ndërsa Carvalho shpreson ta shoh Ronaldon edhe një herë në fanellën e klubit të madh portugez.

”Do të doja ta riktheja Ronaldon në klub. Ne jemi duke bërë ndikim të madh te ish lojtarët për t’i rikthyer ata, ashtu siq e rikthyem Nanin në huazim në vitin 2014”, tha Carvalho.

Ronaldo ka shprehur më parë dëshirën që t’i bashkohej skuadrës ku e filloi karrierën si profesionist, dhe për këtë edhe presidenti i Sportingut mban shpresa në një rikthim të mundshëm të futbollistit më të mirë në botë.

”Shpresoj që Ronaldo ta përfundojë karrierën këtu. Ai ka dhënë shumë tashmë për ne, por do të ishte fantastike që ai të pensionohej këtu”, tha presidenti i skuadrës së Sportung Lisbonës.

Ronaldo ka një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2018. /Insajderi.com