Spitali i Pejës tregon për gjendjen pas shpërthimit të një mjeti

Spitali i Pejës tregon për gjendjen pas shpërthimit të një mjeti

Spitali i Pejës njofton se pas afër 4 orëve është normalizuar gjendja në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Sipas tyre, ekipet e profesionalizuara kryen një shpërthim të kontrolluar dhe larguan dyshimet për mjetin në oborrin e Spitalit.

Pas kësaj situate në Spitalin e Pejës shpejtë janë marrë masa që pacientët të kthehen në dhomat nga ku u evakuan, ndërsa qasja në Spital dhe shërbimet e kujdestarive po realizohen normalisht.