Artikull i sponzorizuar

Spitali Amerikan nis bashkëpunimin me spitalin grek Genesis Athens

Spitali Amerikan nis bashkëpunimin me spitalin grek Genesis Athens

Spitali Amerikan në Kosovë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e infertilitetit me spitalin grek Genesis Athens, e cila do të ndihmojë të gjithë obstetrit në Kosovë që të fitojnë eksperienca të reja në fushën e infertilitetit.

Drejtori ekzekutiv i Spitalit Amerikan në Kosovë, Novruz Caushaj tha se kjo marrëveshje synon  trajtimin e frytnimit të asistuar mjekësor dhe ngritjen e kualitetit të trajtimit të nënave.Kurse, drejtori i spitalit grek, Genesis Athens, Konstantinos Pantos tha se spitali që ai drejton është ndër më të suksesshmit në Evropën në fushën e infertilitetit.

Me një staf prej 120 personash ai tha se kryejnë të gjitha trajtimet e nevojshme mjekësore për çiftet që kanë nevojë për trajtim embrional.

Pantos po ashtu tha se edhe për Kosovën duan të krijojnë mundësi të mëdha për fushën e infertilitetit duke e futur në rrjetin e turizmit shëndetësore ashtu siç kanë bërë me Australinë dhe Rumaninë.

Obstetri nga spitali Genesis Athens, Anastsios Konstatinopoulus tha se është i lumtur që është pjesë e këtij bashkëpunimi ku si obstetër do t’i shfaqin të gjitha teknikat e reja lidhur me trajtimin e infertilitetit. Ndërsa, kryedoktori i Spitalit Amerikan në Kosovë, Besnik Kociqi tha se ekipi që do të vijnë nga spitali grek Genesis Athens do të kenë përkrahjen e pafundme nga stafi i Spitalit Amerikan me qëllim që nga kjo marrëveshje të përfitojnë populli i Kosovës.

Të kënaqur për bashkëpunimin u shprehën edhe disa obstetër të tjerë që kishin ardhur nga Greqia për ta vizituar Spitalin Amerikan me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje në mes Spitalit Amerikan dhe Genesis Athens.