Spekullimi me gazetarët azilant

Spekullimi me gazetarët azilant

Në vitin 2011 kam pas një problem në ambasadën angleze, ndërsa aplikoja për vizë. Algoritmi I konsullatës më klasikonte si njeri me rrisk të lart për azil politik në Angli. Ambasadorja e Britanisë Madhe në atë kohë, shumë miqësore me mua, ndërhyri tek konsulli, duke I shpjeguar që personi është gazetar dhe ka biznesin e vet këtu dhe nuk ikën për azil. Konsulli më dha të drejte por kur kalova nga dhoma tjetër përsëri kompjuteri më skualikoi.

Situata ishte sa komike për shkak të mbështetjes që kisha për vizë nga ambasada, aq dhe dramatike për mua, se duhet të përcillja djalin në shkollë në Cambridge. Arsyeja ishte e thjeshtë. Tek dokumentat shtesë që më kishin kërkuar në ambasadë rreth veprimtarisë sime si gazetar, unë kisha përfshirë një raport të Departamentit të Shtetit dhe një të BE rreth problemeve që kisha me qeverinë Berisha, me hedhje të makinës në erë, shkatërrim biznesi, dhunë zike nga biznesmenët e tij, etj.,  dhe algorimtmi I kompjuterit më klasikonte si të dyshimtë.

Dhe mu desh të marr vizën me një garanci nanciare të madhe nga “Digitalb”, për të tejkaluar situatën, sa komike dhe dramatike. E gjitha vinte nga dyndjet e shumë qytetarëve në Perëndim që regjistroheshin si azilant, duke pretenduar se ishin gazetarë. Mu kujtua sot ky detaj kur pash se një raport i një sindikate gazetarësh në Shqipëri, thotë se 45 gazetarë janë ndjerë të kërcënuar dhe kanë kërkuar të largohen nga Shqipëria dy vitet e fundit. Raporti vendoset në një kontekst emocional, pas sulmit mbi shtëpinë  e prindërve të gazetares Kladiana Lala dhe pas një kërcënimi serioz nga  një bandit lokal mbi një reporter të një televizioni në Laç.

Të dyja janë ngjarje shumë të rënda dhe të dyja duhen zbardhur deri në fund, por këtu duhet të ndajmë masivitetin e njerëzve që kanë nevojë për azil si gazetarë, me gazetarët real që mund të ikin edhe pse janë kërcënuar vërtet. Statistikat e nxjerr nga konteksti janë një dëm më I madh pasi fshehin të vërtetën. Ka qenë po kështu nëj skenë cinike me gazetën Tema më 2010 ndërsa qeveria e mbylli me policë dhe një shoqatë gazetarësh protestonte se gazeta kishte lënë gazetarët pa punë, por nuk thoshte që qeveria e kishte mbyllur.

Kërcënimi në punë I një gazetari, është bashkshoqërues I  karrierës së tij. Është si ndryshku që shoqëron hekurin gjithandej. Një gazetar që nuk është kërcënuar asnjë herë në jetën e tij sidomos në vende si Shqipëria, nuk është gazetar, por punonjës shtypi. Dhe këtu duhet të bëjmë një dallim thelbësor. Ka plot arsye për një njeri që do të ik në emigracionë.

Miliona shqiptarë kanë emigruar nga vendi prej vitit 1990 dhe para vitit 1944. Të gjithë për halle kanë ikur. Të ikësh për halle sociale, ndërkohë që ke punuar dhe në shtyp, është tjetër gjë, dhe të largohesh nën kërcënimin e jetës për shkak të punës si gazetar është tjetër gjë. Gazetarët më të njohur në vend janë kërcënuar thuajse të gjithë, por nuk ka ikur kush nga vendi. Por gazetarë që kanë marr azil në vite për shkak se kanë qenë punonjës shtypi ka me qindra.

Dhe ky spekullim duhet të marr fund. Kur I referohemi debatit për lirinë e shtypit në Shqipëri, duhet të jemi serioz në atë çfarë e bën mbytës mjedisin e gazetarisë në Shqipëri dhe atë çfarë detyron një hallexhi të ik nga Shqipëria, pasi ka marr rrogën si gazetar. Nuk  kanë ikur më 1997, asnjë nga gazetarët e “Koha Jonë” dhe ata që rriheshin rrugëve nga badigardët e Berishës dhe ata që futeshin në burg. Nuk kanë ikur më pas ata që përballëshin me banditët e metur të 97 dhe mund të vazhdoj listën deri sot, tek gazetarët që përballen realisht me kërcënime, siç janë gazetarët që mbulojnë kronikat e zeza, si Klodiana apo Artani, apo ata që vëjnë shkrime serioze invesigative.

Unë nuk e vë në dyshim se 45 gazetarë janë ankuar në zyrat e azilit në perëndim se kanë ikur si të kërcënuar, dhe dikush prej tyre mund të ketë qenë dhe punonjës shtypi, por duhet të jemi më serioz kur themi 45 gazetarë . Janë shumë dhe për të qenë edhe në Shqipëri.