Spektakli dy ditor i Komunës kundër ajrit të ndotur

Spektakli dy ditor i Komunës kundër ajrit të ndotur

Komuna e Prishtinës, saktësisht kryetari Shpend Ahmeti, u aktivizua tek në mandatin e dytë për të ndërmarrë diçka kundër ndotjes alarmante të ajrit në kryeqytet duke ndaluar qarkullimin e veturave në qendër të Prishtinës.

Ndotja e ajrit në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë në ditët e fundit kishte arritur cilësinë më të dëmshme në botë. Kështu Kosova u radhit në vendin e parë në botë për cilësinë më të ndotur të ajrit.

Indeksi i cilësisë së  ajrit arrinte deri në 400, ku jeta në Prishtinë bëhej shumë e rrezikshme për të jetuar. Për këtë qytetarët u alarmuan dhe thirrën një protestë më 31 janar para teatrit kombëtar.

Mirëpo kur gjendja u bë kritike Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me Komunën u mobilizuan dhe morën disa masa kundër parandalimit të ndotjes së ajrit.

Në një konferencë të mbajtur ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj së bashku me kryetarin e Prishtiëns Shpend Ahmeti, treguan për vendimet të cilat i kishin marr.

Në mesin e këtyre vendimeve ishte, ndalimi i qarkullimit të veturave brenda qendrës së kryeqytetit, ku qarkullimi i lirë i tyre lejohej vetëm nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Ndërsa ndër vendimet tjera që janë marr është ndalimi i shitjes së thëngjillit në të gjithë territorin e Kosovës.

E për këtë gjendje alarmantem, Kuvendi i Kosovës mbajti edhe një seancë të jashtëzakonshme, e cila zgjati dy ditë dhe në fund miratoi një rezolutë me 19 pika. Po ashtu një seancë të tillë mbajti edhe Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Ku në fund të këtij debati, komuna e Prishtinës ka dal me tetë rekomandime për cilësinë e përmirësimin e ndotjes së ajrit.

Mirëpo vendimin për ndalimin e qarkullimit të veturave brenda qendrës së kryeqytetit, të cilin Komuna e Prishtinës e mori në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk i ka pëlqyer dy partive në kuvendin komunal të Prishtinës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kundërshtuar këtë vendim.

“Nuk e mbështes vendimin e Komunës. Nuk po paraqitet shumë efektiv. Gjendja e transportit në qytet është e mbingarkuar, autobusët janë të mbipopulluar. Këto masa dhashtë zoti të mos jenë afatgjate por të krijohen masa afatgjate”, ka thënë Halim Halimi shef i Grupit Parlamentar të LDK-së.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Fadil Gashi ka thënë se “Aleanca mendon shtirjen e Termokosit në të gjitha lagjet. Nxemja qendrore nuk ka funksionuar kurrë pas lufte. Qytetarët ngrohen me thëngjill dhe dru. Nëse u ndalohen këto dyja atëherë çfarë zgjidhje mundemi më ua ofru”, ka thëne ndër të tjera Gashi.

Mirëpo shumë pak orë pas një debati sdi sa orësh, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti mori vendim që ta anuloj vendimin të cilin e kishte marr para dy ditësh.

Arsyeja e këtij anulimi të vendimit, ishte se cilësia e ajrit ishte përmirësuar këto dy ditë e fundit.

Shpend Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se “Indeksi i cilësisë së ajrit tregon vlerën 61 dhe qe disa orë është stabilizuar.  Nga ora 18:00 nuk vlen më ndalesa dhe gjatë ditëve në vijim do të vlerësohet situata.  Në përgjithësi më pak makina më mirë për shëndet”.

Ndotja e ajrit në Prishtinë në dy ditët e fundit ka qenë e radhitur në mesin e vendeve më të ndotura në botë. /Insajderi.com